Apel për kurajo dhe qytetari

[Best_Wordpress_Gallery id=”128″ gal_title=”Paragjykimet”]

Tema e takimit të radhës së shoqatës «Parandalo» ishte aspak më e thjeshtë se ajo e paragjykimeve dhe racizmit. Shoqata gjenë gjitmonë ligjërues kompetentë dhe të intersuar të shumtë për këto takime.

Teksti dhe fotot Kujtim SHABANI

Cyrih, 28 mars 2015

Shoqata «Parandalo» nuk ndalon. Të shtunën e fundit ajo organizoi një ligjëratë mbi paragjykimet dhe racizmin. Referenti i parë ishte Migjen Kajtazi, përgjegjës regjional pranë Zyrës Kantonale të Vaudit për Integrim dhe Parandalimin e Racizmit. I dyti ligjëroi sociologu ligjor Tarek Naguib.

«Parandalo» ka bërë emër në Cyrih, sidomos në komunitetin e emigracionit shqiptar. Moderatorja e takimit, Drita Ibrahimi – Shabani megjithatë takimin e filloi me një prezantim të punës së shoqatës. Në vija të trasha: Ajo ka katër vite që i shërben komunitetit në mënyra të ndryshme, vetëm në vitin 2014 anëtarët e saj kanë kryer 1’900 orë punë vullnetare.

Paragjykime gjithandej

Edhe Migjen Kajtazi e fillon me prezantimin e institucionit ku punon dhe konceptet me të cilën shërbehet ai në punën e tij: Ligji Kantonal për Integrimin e të Huajve dhe Parandalimin e Racizmit, Artikulli i tetë i Kushtetutës së Zvicrës, Artikulli 261… Zvicra konventën ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor e ka nënshkruar në vitin 1994, rendit Kajtazi. Ka rreth tre vite që Zyra e tij ka themeluar sektorin e njohurive mbi parandalimin e diskiminimit dhe mbështet projekte konkrete në shërbim të shembjes së paragjykimeve dhe integrimit të emigrantëve.

Paragjykimet paraqesin besime të mbështetura në përgjithësime dhe në gabime në gjykime. «Ato vijnë nga një vlerësim paraprak i pashqyrtuar në lidhje me një çështje, ngjarje, fenomen, individ a kolektiv», shton Migjen Kajtazi. Shkurt: Ato janë gjykime të bazuara në injorancë! Që ta marrim vesh konkretisht, të tilla në Zvicër janë pohimet e tipit: «Do na pushtojnë të huajt», «Ata do na e marrin punën», «Të huajt janë shpërdorues të rrjetit social», «Ata nuk janë punëtorë»… Për racizmin Migjen Kajtazi afirmon definicionin e tij si një sjellje – përçmim i njerëzve për shkak të origjinës së tyre, ngjyrës së lëkurës etj.

«Diskriminimi është një akt defavorizimi i një personi, bazuar në përkatësinë kulturore, sociale, gjinore, të moshës, religjioze…», është definicioni që sjell Kajtazi për të. Si shprehje të tij në Zvicër ai e interpreton faktin që të huajt pas përfundimit të shkollimit i kanë për 24 për qind më të vogla mundësitë të arrijnë te një prezantim për praktikë, apo punë. Ndërsa varfëria tek ato në Zvicër është për tre herë më e madhe se te vendasit. Një shembull të diskriminimit si produkt të një paragjykimi Kajtazi sjell faktin e kostos së sigurimeve të automjeteve, e cila për ballkanasit është për 44 përqind më e lartë se për të tjerët.

Kur jemi te veturat dhe paragjykimet: Migjen Kajtazi e sheh si një paragjykim të mërgimtarëve shpjegimin që në Kosovë ka më shumë aksidente në trafik gjatë kohës kur në vend qëndrojnë kurbetçinjtë për pushime. Një trajtë e paragjykimeve brendashqiptare për Kajtazin janë stigmat «jugor» – «verior», apo diferencimet shqiptar-kosovar…

Migjen Kajtazi në fund të ligjëratës së tij jep rekomandime për amortizimin e paragjykimeve dhe ndalimin e diskriminimit: kyqja në jetën ekonomike, sociale, kulturore dhe sportive… lokale, participimi politik, referimi në studime shkencore, njohja e diplomave të huaja, aplikimi anonim për vende pune etj.

Përvoja të ndryshme

Ligjëruesi tjetër, Tarek Naguib, vet është rritur në Zvicër si fëmijë i një emigranti arab nga Egjipti. Viteve të fundit ai ka punuar në Entin Federal Kundër Racizmit në Bern, ku është njohur me raste të shumta të paragjykimeve ndaj të huajve në Zvicër.

Naguib në referatin e tij konfirmoi evidencën që solli Migjen Kajtazi, sidomos atë lidhur me sigurimet e automjeteve, të cilat për të huajt janë më të shtrenjta për vendasit. Ai ndaloi më gjatë në rastin e një shqiptari, i cili ishte privuar nga e drejta e qasjes në një lokal – kurajon që kishte treguar ai për ta denoncuar atë dhe ndjekur deri në fund. Shqiptari kishte pasur kondicionin të luftojë pesë vite në instanca të ndryshme kundër kësaj shfaqjeje të përhapur të diskriminimit, duke u ndeshur edhe me paragjykimet në vet strukturat e sistemit, të cilat do të vendosnin për të drejtën e tij.

Një rast tjetër paradigmatik ishte ai i një qytetareje me ngjyrë, e cila kishte aplikuar për një vend pune pa e shoqëruar jetëshkrimin e saj me ndonjë foto, ndërsa emri i saj «universal» nuk ia kishte tradhëtuar identitetin racor. Përgjegjësja e personelit ishte befasuar aq shumë nga kurthi që i kishte ngritur kandidatja, sa ishte ngutur t’a refuzonte hapur me motivacionin e ngjyrës së saj të lëkurës. «Azili kërkonte një punëtore për shërbimin e natës dhe ngjyra e saj e bënte më të padëshirueshme një person me ngjyrë…», e sjell Naguib arsyetimin e përgjegjëses së personelit. Zonja e paskësh denoncuar rastin, dhe si përfundim paskësh fituar edhe hiq më pak se 5’000 franga zvicerane për lëndimin e personalitetit.

Këto raste dhe shembuj të tjerë nuk do të duhej të dëshmonin vetëm për praninë e paragjykimeve dhe të diskriminimit në Zvicër. Ato tregojnë edhe për mekanizmat që ofron ai për t’i korrigjuar lathitjet dhe padrejtësitë me të cilat mund të konfrontohen njerëzit në jetën e përditshme. Janë gjith ato institucione në Zvicër që u shërbejnë viktimave të paragjykimeve dhe diskriminimit. «Shoqëria zvicerane është shoqëri tolerante…», nuk lë asnjë dyshim Tarek Naguib. Fundja edhe takimi i së shtunës kundër paragjykimeve dhe racizmit në Qendrën e Komuniteteve në Cyrih-Oerlikon është financuar nga Qyteti i Cyrihut.

Të pranishmit në takim i kontribuan debatit me paraqitjet e tyre. U desh edhe njëherë të sqarohet dallimi midis paraqykimit dhe diskriminimit. Ata u ndanë me shpjegimin që parajykimi është një qëndrim, kurse diskriminimi – veprim.

Takimet e «Parandalo» shërbejnë gjithmonë edhe si një platformë për qarkullimin e informacioneve lidhur me aktivitetin e organizatave dhe personave të ndryshëm. Në fund u prezantua njëri ndër të pranishmit – Përparim Avdyli, kandidat për deputet kantonal në Cyrih…[Best_Wordpress_Gallery id=”128″ gal_title=”Paragjykimet”]

Takimet e «Parandalo» shërbejnë gjithmonë edhe si një platformë për qarkullimin e informacioneve lidhur me aktivitetin e organizatave dhe personave të ndryshëm. Në fund u prezantua njëri ndër të pranishmit – Përparim Avdyli, kandidat për deputet kantonal në Cyrih…