Antikorrupsioni kërkon masa disiplinore ndaj aksionarëve të «Pastrimit»

Agjencia Kundër Korrupsionit e Kosovës i ka kërkuar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal, Halim Halimi, që t’i fillojnë procedurat disiplinore ndaj anëtarëve të Komisionit të Aksionarëve që kanë të bëjnë me kompaninë rajonale të mbeturinave «Pastrimi».

Kjo për shkak të, siç theksohet, «shkeljes së procedurave administrative me rastin e emërimit të anëtarit të Bordit të drejtorëve të kësaj kompanie, Bardhyl Noci, shkruan sot «Koha Ditore». Komisionet e aksionarëve janë trupa që hartojnë politikat për ndërmarrjet lokale publike, ndërsa emërohen nga Kuvendi Komunal në kombinim me ekzekutivin.

Dy anëtarë të komisionit emërohen nga Kuvendi, kurse një emërohet nga kryetari i Komunës, si e drejtë ekskluzive e tij. I zgjedhur nga kryetari i Komunës si anëtar i këtij komisioni ka qenë Ardian Gashi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Sidoqoftë, në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta Koha Ditore, theksohet se AKK-ja, duke u bazuar në ekzistimin e «dyshimit të arsyeshëm për vepër penale të natyrës korruptuese» dhe pasi ka siguruar dokumentacionin, ka gjetur se ka pasur shkelje administrative.