Të thuhet e vërteta për shqiptarët në Maqedoni!
Partia e Ali Ahmetit, sado e rrudhur, e ka një rol vendimtar për formimin e Qeverisë në Maqedoni. Ajo luhatet nga preferencat për partnerin e deritanishëm, deri te kalimi në opozitë. Nën presionin e situatës, lideri ka paralajmëruar nxjerrjen e disa të vërtetave të mëdha. Por, çfarë e ndalon ta bëjë këtë? Ky është një obligim ndaj opinionit dhe institucioneve.
«Ju lumtë!»
Kadri Veseli dhe Aleksandër Vuçiqi provojnë talentin e tyre prej aktori. Rezultati? Zbavitje e zezë.
77 minuta hallakatje në Shtëpinë e Bardhë
Pas katër javësh në post Donald Trumpi hyri në histori – me një konferencë për shtyp.
Jo të gjithë priftërinjtë janë të shenjtë
Teologu i krishterë Izidor Lukiq nga shkolla «Don Bosko» duhet t’i nënshtrohet një hetimi të pakompromis nga autoritetet e drejtësisë.
9 arsye për të festuar 9-vjetorin e pavarësisë
Përtej çdo dallimi politik, kulturor dhe krahinor na bashkon diçka madhështore: dëshira për të qenë përjetësisht të lirë nën pullazin e shtëpisë sonë – Republikës së Kosovës.
Kosova dhe serbët: gati askush nuk dëshiron të përkundet në «djepin e kombit»
Çfarë tregojnë anketat: vetëm çdo i dhjeti serb është i gatshëm të luftojë për Kosovën, ndërsa 80 për qind e të anketuarve thonë se kurrë nuk i kanë vizituar bashkëkombësit e tyre në Kosovë.
Përçarësi në rolin e pajtimtarit
Hashim Thaçi ka tubuar në një sallë në Prishtinë disa politikanë vendorë, ca pensionistë nga Europa dhe një grusht ambasadorësh për të filluar jo më pak se procesin e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve. Projekti do të kishte sukses nëse do të fillonte nesër - në Ditën e Shën Valentinit. Ndërsa Serbia zyrtare refuzon të bëjë një hap të vetëm pajtues ndaj shqiptarëve të Kosovës, nismat qesharake të Thaçit janë vetëm pjesë e agjendave të tij personale e private, që burimin e kanë te frika nga Gjykata Speciale.
Për vajzat dibrane dhe jo vetëm!
Në Dibër, ashtu si në shumë rajone të tjera të Shqipërisë, ardhja në jetë dhe rritja e një vajze akoma konsiderohet si një barrë nga familjet e tyre.
Duke pritur në radhë për lajme të rrejshme
Publikimi i lajmeve të rrejshme në mediat tona tani për tani nuk duket se është shqetësim shumë i madh, megjithatë ato janë të pranishme. Por ashtu siç arritën shumica e gazetave online dhe portalet - të detyruara edhe nga ligji – që t’i ndalin komentet shpifëse, edhe ndërprerja e lajmeve të rrejshme do të ishte në shërbim të gazetarisë profesionale, nëse portalet nuk bien në nivelin e komenteve që ua kanë ndaluar lexuesve. Se çfarë bëhet me një shoqëri që bombardohet me gënjeshtra na tregon filozofia Hannah Arendt.
Parlamenti serb i kthen komisionet në konkurse bukurie
Duke shmangur pyetjet e vështira dhe duke bllokuar diskutimet serioze, mazhoranca qeverisëse në parlamentin e Serbisë po i bën dëgjimet e komisioneve të shkojnë në nivelin e konkurseve të bukurisë.