Monday, 20. May 2019

Analizë

Qasja e Gjermanisë ndaj Kosovës: pa plan, por me shumë leksione morale

Kancelarja gjermane Angela Merkel me të drejtë i frikësohet ndryshimit të kufijve në Ballkan, por nuk ka një ide se si ta zgjidh kontestin mes Kosovës e Serbisë për shkak se nuk është e gatshme të përdorë krejt ndikimin politik për t’ia bërë të qartë presidentit serb: asnjë milimetër integrim në BE pa e pranuar Kosovën!

Një ndëshkim në Ohër që do t’ia kishin zili edhe diktaturat më mizore

Gjobitja e një shtetasi zviceran me etni shqiptare nga një gjykatës në Ohër vetëm pse shpalosi një flamur shqiptar, tregon anën e errët të shtetit maqedonas. Gjykatësi Bojan Martinoski madje ia ka ndaluar «keqbërësit» edhe hyrjen për 5 vjet në Maqedoninë e Veriut. Kundër kësaj mizorie juridike duhet të distancohet sidomos Stevo Pendarovski, i cili po kërkon votat e shqiptarëve për t’u bërë president dhe po premton se synon një shtet ku nuk do të ketë padronë dhe qiraxhinj. Sa të ketë gjykatës si Martinoski në shtetin maqedonas, ky mbetet një premtim bosh.

«Air Albania» ose «Hallall Airlines» me pilotë e pasagjerë të bërë synet, të cilët...

Duket se «Turkish Airlines» synon që përmes ilmihallëve mbi ushqimin të tregojë se Shqipëria është vetëm një krahinë e Anadollit. «Revolucioni kulturor» i Erdoanit po shtrihet aty ku nuk ka rezistencë. Raki Skrapari në avionin e «Air Albania», i cili bart emrin e ortodoksit Lasgush Poradeci? E paimagjinueshme! Vetëm nëse e kontrabandon bektashiu Ilir Meta me ndihmën e katolikut Edi Rama.

Krekosja e Haradinajt pas Berlinit

Mbi polemikat shqiptare pas Samitit të Berlinit: përse më shumë duhet besuar Edi Ramës se shefit të qeverisë së Kosovës me 99 zëvendësministra?

Nëntë muaj të humbur me thashetheme për «korrigjime të kufirit», tallje me Luginën e...

Samiti në Berlin qortoi Hashim Thaçin dhe Edi Ramën për arsye se u bënë pjesë e një aventure politike, duke i shkaktuar dëm Kosovës dhe Shqipërisë. Dështimi i tyre i tanipërtanishëm duhet të jetë mësim për shoqëritë shqiptare.

«Spiegel Online»: Merkel kyçet në problemet e Ballkanit, por s’ka çfarë i ofron rajonit...

Portali gjerman «Spiegel Online» ka arritur të sigurojë draftin e deklaratës që do të publikohet pas Samitit të Berlinit. Aty thuhet: «Serbia dhe Kosova pajtohen për të rifilluar dialogun për normalizim». Kjo deklaratë nuk është e përshtatshme për të përhapur optimizëm. Kritikët e Angela Merkelit theksojnë se ajo nuk ka një ide se si të normalizohen raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Tre deputetë gjermanë - Peter Beyer, Josip Juratoviq dhe Manuel Sarrazin - kundërshtojnë tre aventurierë ballkanikë: Aleksandër Vuçiqin, Hashim Thaçin dhe Edi Ramën. Tre deputetë gjermanë - Peter Beyer, Josip Juratoviq dhe Manuel Sarrazin - kundërshtojnë tre aventurierë ballkanikë: Aleksandër Vuçiqin, Hashim Thaçin dhe Edi Ramën. Në një editorial të përbashkët në gazetën «Frankfurter Allgemeine Zeitung» politikanët gjermanë theksojnë se nëse në Samitin e Berlinit mungon vullneti serioz për përparim, atëherë në tavolinë nuk do të jetë më perspektiva e hyrjes në BE për Serbinë dhe Kosovën.

«Süddeutsche Zeitung»: Kush i vë në dyshim kufijtë në Ballkan, rrezikon dhunë dhe tradhton...

Me konceptin e ndryshimit të kufijve u jepet të drejtë pa kurrfarë zori atyre nacionalistëve që në luftërat e viteve ’90, të cilët përkundër gjithë brutalitetit nuk arritën të arrijnë cakun e shteteve etnikisht homogjene. Si fajtore kryesore përmendet Federica Mogherini.

Në prag të samitit në Berlin Vuçiq e quan Kosovën «djep të rrjeteve të...

Në një intervistë tepër të gjatë dhënë gazetës gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ), presidenti serb Aleksandar Vuçiqi nuk pranon të dënojë gazetat serbe që shqiptarët vazhdimisht i etiketojnë si «šiptari» dhe thotë se sikur ai ta pranonte Kosovën mund të arrestohet për shkelje të Kushtetutës. Intervista është një shou pa shumë përmbajtje.

Shkojmë në Berlin – pak duke qarë e shumë të përçarë

Krerët e Kosovës dhe të Shqipërisë shkojnë në Berlin si të injoruar nga vendet e fuqishme të BE-së. Arsyet duhet kërkuar në Prishtinë dhe Tiranë, në radhë të parë. Vajtimet e tyre nuk do t’i marrë askush seriozisht. Kur nuk i kryen punët si duhet në shtëpi, vajtimi në Berlin mund të ketë efekt për disa sekonda vetëm në ndonjë qebaptore ballkanike në kryeqytetin gjerman.

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.