Wednesday, 23. January 2019

Analizë

Rruga drejt tmerrit e pilotit Andreas Lubitz

Gati tre muaj pasi piloti i kompanisë gjermane Germanwings qëllimisht rrëzoi avionin në alpet franceze dhe ua mori jetën 149 njerëzve, mediat gjermane sjellin detaje të hollësishme të një drame njerëzore.

Maqedonia në udhëkryq

Me pak fjalë, ka arsye për optimizëm për të gjithë ata që janë të shqetësuar për krizën e tanishme në Shkup. Askush duk duhet të shpresojë për farë revolucioni, por për një kompromis të arsyeshëm - kompromis që do të jetë i pranueshëm jo vetëm për krerët politikë, por edhe për qytetarët që nuk u besojnë të njëjtëve krerë. Ashensori duhet të lëvizë prapë, e mira e së mirës do të ishte po të lëvizte në drejtim të Brukselit

Grekët kanë zgjedhur varfërinë, mos u përzini

Është e qartë se qytetarët e Greqisë nuk kanë apetitit për modernizimin e shoqërisë, shkruan një profesor italian në gazetën e njohur «Finantial Times»

Kartoni i kuq për Sulltan Erdoganin

Partia e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan është ndëshkuar ashpër në zgjedhjet parlamentare. Tani Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) duhet të gjejë një partner për të qeverisur – pasi ka sunduar 13 vjet me shumicë absolute. Zgjedhjet e së dielës turqit i shndërruan në referendum kundër arrogancës së Erdoganit.

Polemikë juristësh zviceranë në NZZ për pllakatin «Kosovarët therin zviceranin»

Jo fort moti, një gjykatë e Bernës dënoi dy kuadro të SVP-së me arsyetimin se afishja me titullin ‹Shqiptarët therin zviceranin› është paushalizuese dhe...

Magneti i luftës në Maqedoni

A do të çojë skandali i përgjimeve në Maqedoni drejt afrimit më të madh me Rusinë? «Foreign Affairs» për korrupsionin në Maqedoni.

Kosova e lufton terrorizmin me media sociale

Republika ballkanike e Kosovës, me shumicë absolute myslimane dhe me moshë mesatare prej 27 vjetësh, është zotuar vet ta çojë përpara betejën e rëndësishme...

Qyteti i xhihadistëve shqiptarë në Zvicër

Si u shndërrua qyteti Winterthur afër Zürich-ut në qendër të radikalëve islamikë – me shqiptarë në rendin e parë. Njëri prej tyre, thai-boksieri Valdet Gashi, tani nga Siria kërcënon se një ditë feja islame do të trokas në kufirin zviceran dhe do të kërkojë që zviceranët ta pranojnë islamin. Nëse nuk e pranojnë, atëherë lufta bëhet e pashmangshme, thotë ai. Ndërkohë vëllai i tij i bën thirrje nga Gjermania: «Mos bë budallallëqe dhe kthehu në shtëpi».

Plaga e madhe e Shqipërisë

Shqipëria pothuaj nuk e ka trajtuar të kaluarën – dhe një ligj për hapjen e dosjeve sjell pak, shkruan shkrimtarja Lindita Arapi në gazetën e njohur zvicernae «Neue Zürcher Zeitung».

Serbia kthen kokën kah Perëndimi që të dobësojë dominimin energjetik të Rusisë

Analizë e agjencisë amerikane Stratfor

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.