Amerika paralajmëron avionët luftarakë me laser

Forcat Ajrore Amerikane janë duke punuar në krijimin e avionëve luftarakë me laserë dhe deri në vitin 2020 pritet që krijimi i tyre të përfundojë.




Këto armatime, të quajtura “armë të drejtuara me energji”, do të montohen mbi avionët luftarakë dhe do të shërbejnë për të shkatërruar raketat UAVs, transmeton Koha.net. Gjithashtu ato do të shërbejnë për të shkatërruar edhe avionë të tjerë, raporton Engadget.

“Unë besoj se do të kemi armë të drejtuara me energji, që mund të vendoset shumë shpejtë në avionë luftarak. Kjo ditë është shumë më afër se sa njerëzit e mendojnë”, ka thënë Hawk Carlisle, gjeneral i Forcave Ajrore Amerikane, gjatë konferencës “Air Force Association Air dhe Space”.

Ky synim i Forcave Ajrore do të realizohet përmes programit “HELLADS”, që tashmë ka filluar të krijojë këto armë laserike.