Amerika ime




«Po të isha hënë
do të dija ku të bie»
D.H. Lawrence

hajt Selenë mos të lutem
lësho ndonjë copë adulari
t’i shohë shenjat Dreri i Bardhë
hajt Selena ime
t’i bëhesh fener Gjuhës së Zjarrtë
t’ia ndriçosh rrugën Qepallës së Përlotur
t’i bësh dritë Demit që Rri Ulur
i cili i prin kuvendit
me temën e vështirë
me klenë a mos me klenë