Ambasadorit shqiptar Beogradi ia ndalon takimet me zyrtarët serbë për gjashtë muaj

Kryeministri Serbisë Aleksandar Vuçiq Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka që të mos i drejtohet me asgjë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.




Ai e ka ndërmarrë këtë hap, njofton Kurir i Beogradit, për shkaka se Boçka kishte refuzuar të merrte notën e protestës nga Serbia për incidente me futbollistët e Serbisë që gjoja kishin ndodhur në Tiranë një ditë para ndeshjes me Shqipërinë të cilën Serbia e fitoi 2:0.

Vuçiq ka thënë se me të nuk do të ketë kontakte diplomatike.
«Serbia mund të përgjigjet me dy mënyra: Ose Boçkën ta shpallë person të padëshirueshëm (persona non grata) ose që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm asnjë zyrtar të mos takohet me të.

Vendim im kështu është që të mos i prishim marrëdhëniet. Ai gjatë gjashtë muajve të ardhshëm nuk do të mund të takohet me mua dhe me asnjë zyrtar tjetër», ka thënë Vuçiq.