Ambasadori amerikan: Lërini marifetet politike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas skenave të sotme në Kuvendin e Kosovës.




Delawie, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se integrimi euro-atlanik kërkon respekt për procedurat demokratike dhe bashkëpunimit rajonal e jo marifete politike.

Ambasadori nuk ka mbetur i kënaqur me atë që ka ndodhur sot në Kuvend ku kryeministri Mustafa është gjuajtur me ve nga opozita.

«Rruga e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik kërkon respektimin e procedurave demokratike dhe bashkëpunimit rajonal, e jo marifete politike», ka shkruar në Twitter ambasadori amerikan në Kosovë.