Ambasada e Kosovës në Zvicër: Urim për Bajram

Përfaqësia diplomatike e Kosovës në Zvicër uron besimterët islamë për festën Bajramit.

«Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, besimtarëve muslimanë të Kosovës në Konfederatën e Zvicrës dhe Principatën e Liechtenstein-it, për Festën e Fitër Bajramit, u shprehi urimet më të mira, të bindur se gjatë ketyre ditëve të festës do të kaloni çaste të lumtura në familje, me të afërm dhe gjithë njerëzit që u rrethojnë, duke e shtuar dhe klultivuar edhe më shumë respektin dhe dashurin për njëri-tjetrin.

Fitër Bajrami vjen pas një muaj agjërimi, ku besimtarët thelluan besimin, disciplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame.

Përgëzojmë dhe urojmë që fryma e kultivimit të vlerave që na kanë bashkuar dhe na bashkojnë, të rriten edhe më shumë në mesin tonë, ashtu siç kemi bërë dhe bëjmë edhe sot, duke manifestuar fuqishëm e me besim të plotë tolerancë e mirëkuptim brenda vetes dhe me të gjithë të tjerët, për të mirën e vetvetes, të familjes, të shoqërisë aty ku jetoni dhe veproni si dhe të Shtetit të Kosovës, si një shembull paqeje, përparimi dhe harmonie midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze», thuhet në urimin e Ambasadës.