Ambasada e Kosovës në Zvicër përgënjështron lajmin e legalizimit të punësimeve

Në redaksinë e «dialogplus» ka arritur një sqarim i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë lidhur me takimin e datës 2 dhjetor 2014 në Konzullatën e Kosovës në Cyrih. Në vazhdim e japim të plotë sqarimin.

«Pas publikimit të lajmit në disa media për gjoja një marrëveshje punësimi mes Kosovës dhe Zvicrës, me qëllim të evitimit të çdo keq-interpretimi ose keq-kuptimi, Ambasada e Kosovës në Zvicër e sheh të rrugës të japë sqarimin në vijim:

Me datë 02.12.2014 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih është nënshkruar një marrëveshje bashkpunimi në mes të Konsullatës sonë dhe Qendrës për Persona të Moshuar të Qytetit të Zurichut.

Fjala është për 7-10 Praktikantë–Infermierë, që do kryejnë një praktikë njëvjeçare në një Shtëpi për Përkujdesje të Personave të Moshuar në Zurich.

Është fjala për një projekt të kufizuar dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për marrëveshje punësimi mes Kosovës dhe Zvicrës, ose për punësim masiv të qytetarëve nga Kosova në Zvicër, të cilët, mjerisht, janë të përjashtuar nga tregu i punës në Zvicër.

Personat në fjalë do të paguhen si praktikantë, do të profesionalizohen në fushën e tyre dhe në fund do t‘i nënshtrohen një provimi çertifikues për të marrë një diplomë.

Pas skadimit të praktikës njëvjeçare praktikantet kthehen në Kosovë.

Pra, edhe njëherë e përsërisim që asnjë qytetar nga Kosova nuk mund të pretendojë t’ia mësyj Zvicrës ose ambasadës së këtij vendi në Prishtinë, për të kërkuar punë.»

Letra e ambasadës mban datën 4 dhjetor 2014 dhe nënshkruhet nga ambasadori Naim Malaj.