Alpinistët kujtojnë 150-vjetorin e ngjitjes në kodrën më të famshme të Zvicrës

Alpinistë nga Zvicra, Italia, Anglia dhe Franca janë ngjitur të premten në orët e hershme të mëngjesit në majën e Matterhornit në kujtim të ekspeditës së parë para 150 vitesh. Matterhorni është kodra më e njohur në Zvicrës dhe motivi më i fotografuar turistik i vendit. Alpinistët e parë arritën pak para orës tetë në majën e Matterhornit, e cila është 4478 metra e lartë. Pjesëmarrës në këtë shtegtim alpin qenë rreth 40 alpinistë. Me ngjitjen në Matterhorn gjatë natës, nën shkëlqimin e yjeve, alpinistët kujtuan një grup prej shtatë vetash të prirë nga Edward Whymper me katër britanikë, dy zviceranë dhe një francez. Ata shkelën majën e Matterhornit më 14 korrik 1865. Gjatë zbritjes vdiqën francezi dhe të gjithë britanikët me përjashtim të Edward Whymperit. Grupi arriti në majë tri ditë para disa italianëve, të cilët pas themelimit të shtetit më 1861 dëshironin ta pushtonin Matterhornin për lavdi të Italisë. Në kujtim të ekspeditës së Edward Whymperit alpinistët nënshkruan një akt të miqësisë. «Ajo që nisi më 14 korrik 1865 si luftë konkurruese dhe garë mes alpinistëve dhe kombeve, sot, më 17 korrik 2005, le të kurorëzohet si manifestim i miqësisë dhe lidhjes me pasion dhe dashuri për kodrën», thuhet në dokument. -lli