Alarmi për helmim të ujit në Mitrovicë ishte i rrejshëm

Qytetarët e Mitrovicës janë tmerruar me ta dëgjuar lajmin se është helmuar uji, raporton KTV.

Nëpër rrjetet sociale, shumë qytetarë kanë bërë thirrje që të mos konsumohet uji i rrjetit të ujësjellësit, pasi dyshohet se është i helmuar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se e ka arrestuar një person të kombësisë serbe M. Gjuriq, në orët e vona të së enjtes.

Mirëpo, zyrtarë të Fabrikës së Ujit në Shipol dhe kompania rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë, kanë theksuar se vendi ku janë hedhur substanca kimike nuk ka asnjë lidhje me Liqenin e Gazivodës, e as me kanalin e «Ibër Lepencit», prej nga furnizohet edhe rajoni i Mitrovicës me ujë për pije.

Hamza i ka siguruar qytetarët se uji është i pijshëm. M. Gjuriq, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se në fshatin Jasenovik ka hedhur një sasi të substancës kimike Pentan në lumin Ibër, që e ka shkaktuar ngordhjen e faunës ujore, në veçanti të peshqve.

Atij, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkaq, Pentani në Zubin Potok, përdoret shumë, pasi përzihet me vajin e konsumuar të gatimit, duke përfituar kështu një lëndë djegëse që e shesin për naftë, përcjell koha.net. Ky lloj karburanti është shitur në veri të Mitrovicës dhe Kosovës për 85 cent/litri.