Akuzohet Unia




Industria e maqinerisë, elektros dhe metalurgjisë e akuzojnë sindikatën e punëtorëve Unia për thyerje të mirëbesimit dhe prishje të partneritetit social.

Bashkimi profesional i industrisë së metalurgjisë, elektros dhe maqinerisë e akuzojnë sindikatin Unia për bllokada dhe rrezikim të partenritetit social, njofton NZZ. Ata e çmojnë posaçërisht të rëndë faktin që Unia në botimin e saj «Havy Metall» shprehet hapur mbi «partneritetin konfliktuoz social» dhe me këtë e cënon mirëbesimin e nënshkruar nga të gjithë të involvuarit mbi Kontratën e re të Përgjithshme të Punës. Kështu thuhet në një komunikatë të publikuar nga këto bashkime.

Për më tepër është publikuar edhe ankimimi i Unia-s kundër bashkimit profesional «Angestellte Schweiz» në lidhje me sigurimet e punëtorëve nga Fondi i Solidaritetit. Ndërkaq Unia akuzohet të jetë i vetmi aktor që nuk e ka përkrahur një zgjidhje të përbashkët me partnerët social të kësaj çështjeje. Sipas tyre Unia është e interesuar vetëm për shmangjen e «Angestellte Schweiz» si bashkimin më të numërt në branshën e industrisë.

Nga kjo perspektivë bashkimet e larpërmendura profesionale shtrojnë pyetjen nëse Unia mund të konsiderohet e interesuar për një partneritet social. Ato i kërkojnë Unia-s ta shqyrtojë sjelljen e saj në dobi të punëtorëve të industrisë së metalit dhe shprehen për garantimin e një partneriteti afatgjatë social të industrisë së metalurgjisë. / ksIndustria e maqinerisë, elektros dhe metalurgjisë e akuzojnë sindikatën e punëtorëve Unia për thyerje të mirëbesimit dhe prishje të partneritetit social.

Bashkimi profesional i industrisë së metalurgjisë, elektros dhe maqinerisë e akuzojnë sindikatin Unia për bllokada dhe rrezikim të partenritetit social, njofton NZZ. Ata e çmojnë posaçërisht të rëndë faktin që Unia në botimin e saj «Havy Metall» shprehet hapur mbi «partneritetin konfliktuoz social» dhe me këtë e cënon mirëbesimin e nënshkruar nga të gjithë të involvuarit mbi Kontratën e re të Përgjithshme të Punës. Kështu thuhet në një komunikatë të publikuar nga këto bashkime.

Për më tepër është publikuar edhe ankimimi i Unia-s kundër bashkimit profesional «Angestellte Schweiz» në lidhje me sigurimet e punëtorëve nga Fondi i Solidaritetit. Ndërkaq Unia akuzohet të jetë i vetmi aktor që nuk e ka përkrahur një zgjidhje të përbashkët me partnerët social të kësaj çështjeje. Sipas tyre Unia është e interesuar vetëm për shmangjen e «Angestellte Schweiz» si bashkimin më të numërt në branshën e industrisë.

Nga kjo perspektivë bashkimet e larpërmendura profesionale shtrojnë pyetjen nëse Unia mund të konsiderohet e interesuar për një partneritet social. Ato i kërkojnë Unia-s ta shqyrtojë sjelljen e saj në dobi të punëtorëve të industrisë së metalit dhe shprehen për garantimin e një partneriteti afatgjatë social të industrisë së metalurgjisë. / ks