Aktivistët e Vetëvendosjes e godasin me vezë Arban Abrashin

Goditja me vezë ezyrtarëve qeveritarë të Kosovës, po vazhdon. Koha.net merr vesh se rreth orës 21:30 është goditur me vezë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.




Ai është goditur në dalje nga një televizion ku ka qenë i ftuar në një debat, transmeton Koha.net.

Në ndërkohë nëpërmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se aktivistët e saj e kanë kryer aksionin.