Aktgjykimi ndaj djalit të kryeministrit pritet të shpallet më 20 tetor

Besnik Mustafës, djalit të kryeministrit Isa Mustafa, dhe gjashtë personave të tjerë, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim, pritet t`u shpallet aktgjykimi më 20 tetor.

Kështu ka planifikuar Gjykata. Trupi gjykues këtë informatë e ka bërë publike të hënën në seancë gjyqësore, e cila u mbajt në Gjykatën Themelore në Kaçanik, shkruan sot «Koha Ditore».

«E kemi llogaritur deri më 20 tetor të përfundojë gjithçka, nëse gjërat shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar», ka thënë kryetari i trupit gjykues, Musa Kongjeli.

Ai po ashtu ka njoftuar palët se kanë zgjedhur një ekspert për të bërë ekspertizën financiare, me të cilin propozim u pajtuan të gjithë.

Të shtatë të akuzuarit po përballen me drejtësinë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, si dhe për mashtrim që lidhen me ngjarjen e anulimit të fluturimeve të më shumë se 1.600 udhëtarëve në vitin 2009, të cilët kishin mbetur në Aeroportin e Prishtinës.