Aktakuzën në rastin «Apex» e pret shporta e bërllokut




Njëzet e shtatë ditë vonesë pritet t’i çojnë dëm hetimet dyvjeçare në rastin e njohur si «Apex», shkruan sot Koha Ditore.

 

Prokurori special Allen Cansick nuk ka arritur ta dorëzojë aktakuzën në Gjykatë brenda afatit ligjor prej dy vjetësh. Është vonuar fiks 27 ditë. Për këtë arsye, aktakuza kundër Arben e Astrit Krasniqit – pronarë të kazinove, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre Arben Neziri, Avni Morina, Mujë Berisha, Gani Zeqiraj, Kushtrim Hakaj, Arsim Molliqaj dhe Luan Halilaj, të akuzuar për krim të organizuar, detyrim e zhvatje, pritet të hidhet poshtë nga Gjykata, siç ka ndodhur me dy aktakuza – atë për tenderin e KEK-ut dhe për furnizimin me armë të Policisë së Kosovës.