Aktakuzë për mashtrim të konsumatorëve me njehsorë elektrikë në Kosovë

Tre zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe një i kompanisë KEDS do të dalin para drejtësisë për vjedhjet që u kanë shkaktuar 25 mijë konsumatorëve kosovarë të energjisë elektrike, shkruan sot Koha Ditore.




Vjedhja pretendohet se është kryer nëpërmjet njësorëve të energjisë elektrike «Kohler», të cilët kanë faturuar shumë më shumë energji sesa është shpenzuar.
Avni Alidemaj – drejtor për operim dhe mirëmbajtje në KEDS, Blerim Sokoli, drejtor në Agjencinë e Meteorologjisë dhe Vjosa Ajvazi e Drita Hamiti, po ashtu zyrtare në këtë Agjenci, janë akuzuar të mërkurën nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe për mashtrim të blerësve në bashkëkryerje.

Ari Torosoglu – menaxher në «Kohler», Ali Akkan – zëvendësdrejtor i rrjetit të KEDS-it, shtetas të Turqisë, janë shpallur në kërkim për këto vjedhje të pretenduara të Prokurorisë.