Aktakuzë kundër drejtuesve të Agjencisë së Akreditimit




Prokuroria Speciale e Kosovës po e akuzon kryetaren e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA), Ferdije Zhushi-Etemi, dhe ish-drejtorin e kësaj agjencie, Basri Muja, për marrje ryshfeti nga pronarë kolegjesh dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

 

Aktakuza që ka disa pika kundër tyre është ngritur javën e kaluar nga prokurori special, Suad Kuraja, ka mësuar «Koha Ditore». I akuzuar është edhe Armend Muja, djali i axhës i Basri Mujës dhe një person tjetër.

Aktakuza kundër tyre ka të bëjë me dyshime për korrupsion gjatë procesit të akreditimit të dy kolegjeve private, ISPE dhe Universum.

Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar për «Kohën Ditore» avokati i Basri Mujës, Mahmut Halimi.