Aksion policor për kapjen e fajdexhinjve edhe në Prishtinë

Në orët e hershme të mëngjesit, Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ka filluar një aksion të bastisjeve ndaj disa personave që janë të përfshirë në fajde, raporton TV ARTA.




Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin, por nuk ka dhënën shumë detaje për të, transmeton Koha.net.

«Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Krime Ekonomike dhe korrupsionit, është në procese të realizimit të disa operacioneve policore për luftimin e veprave të kundërligjshme në veçanti kundër veprave penale që ndërlidhen me «Fajde»», ka thënë për KTV-në, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.