Aksion i madh policor në Aeroportin e Gjenevës

Janë shtërnguar masat e sigurisë në aeroportin Cointrin. Aryseja: Gjatë natës së kaluar kanë ardhur kërkënime.

Në ambientet e Aeroportit të Gjenevës. Foto: Sorbis / Shutterstock.com

Që nga hapja, të gjithë pasagjerët në hyrje të aeroportit kontrollohen në mënyrë sistematike për identitetin e tyre. Kjo lidhet me informacionet që ka pranuar policia kantonale nga autoritetet franceze. Gjendja nuk është aq e rëndë sa për ta mbyllur aeroportin, është shprehur zëdhënësi i policisë së Gjenevës, por ajo i merr seriozisht të gjitha informacionet.

Lajmërohet për policë të armatosur rëndë. Po kontrollohen edhe automjetet para aeroportit. «Tribune de Genève» ka shkruar se natën kanë arritur kërcënime serioze. Për shkak të atentateve në vendet fqinje, Francë dhe Gjermani, situata do të tensionohet. Më 9.30 policia kantonale kishte dalë me një postim në Facebook: «Për shkak të informacioneve të marra, të cilat po verifikohen (…), në Aeroportin e Gjenevës po ushtrohen kontrolle preventive të sigurisë. Kjo për një kohë të pacaktuar.»

Sipas zëdhënësit të aeroportit, për shkak të kontrolleve, pasagjerëve iu duhet më shumë kohë për të kaluar në terminale. Prandaj këshilla e tij është që të llogarisin me më shumë kohë për shkak të kontrolleve të shtuara. «20 Minuten» sjell prononcimin e një nëne që udhëtonte për në Portugali: «E tëra është e bezdisshme. Por masat e sigurisë janë të përligjura me ngjarjet e fundit në vendet e tjera.»

Mirëkuptimi për kontrollet e policisë është i plotë. Edhe pasagjerët që rrezikojnë të humbasin fluturimin për shkak të kontrolleve, e kalojnë atë pa protesta. «Kontrollet më duken qetësuese», thotë një pasagjere. Disa janë të merakosur, disa pyesin se ç’po ndodh, ç’duan gjithë këta policë? ks