Aksident trafiku me fatalitet në Konjuh të Lipjanit

Në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, dje në orët e hershme të mëngjesit (05:50), raportohet të ketë ndodhur një aksident trafiku.




Policia thotë se shoferi i dyshuar, përderisa ishte duke lëvizur me veturën «Alfa Romeo», për shkaqe të panjohura është aksidentuar, me ç’rast ngasësi dhe dy pasagjerë meshkuj kanë pësuar lëndime trupore.

«Viktimat dërgohen në QKUK-Prishtinë dhe si pasojë e lëndimeve të marra njëri prej tyre ndërron jetë», bën me dije PK, raporton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.