Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se një person ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ai ka shtuar se policia po kryen hetimet, ndërsa ende nuk dihen shkaqet të cilat çuan tek aksidenti.
Të rikujtojmë se një aksident i rëndë ka ndodhur edhe dje në orët e mbrëmjes, të së dielës, në vendin e quajtur “Te rrethi”, në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar 11persona. Policia ka thënë se një nga të lënduarit është në gjendje kritike. Bëçhet fjalë për një grua, shtatzënë.Të lënduar ishin duke pritur autobusin derisa një veturë e tipit “Audi” i ka goditur ata.