Aksident në Fushë Kosovë

Para pak çastesh mësohet të ketë ndodhur një aksident komunikacioni në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovës pranë kazermës «Adem Jashari».




Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kombibus, ndërkaq burime të Koha.net nga terreni nuk kanë mundur të sigurojnë ndonjë informatë për të lënduar nga ky aksident.

Koha.net do të provojë të lidhet me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.