Aksident hekurudhor në Zvicër




Një tren del nga binarët. Njëmbëdhjetë persona janë lënduar. Asnjë i humbur.

Treni i aksidentuar udhëtonte nga St. Moritz në drejtim të Chur. Ai ka rrëshqitur në shnjë segment ku ishte shembur dheu, çka ka bërë që të devijojë nga binarët. Tre vagonë kanë dalë nga binarët. Aksidenti ka ndodhur në Tiefencastel rreth orës 12.30.

Në tren ndodheshin 140 pasagjerë. Në vendngjarje kanë dalur forca të shumta të specializuara për shpëtim. Në aksion ishin angazhuar 180 persona. Pasagjerët, të cilët kishin ngelur pezull në aksident, janë nxjerrë nga vagoni i fundit. Automjete të postës i kanë transportuar udhëtarët deri në lokalitetin më të afërm – Tiefencastel, ku edhe janë trajtuar. Më pas me autobusë specialë ata janë transportuar në destinacione të tjera. Asnjë udhëtar nuk mungon.

Ende nuk dihen saktë shkaqet e aksidentit. Në regjionin ku ka ngjarë ai kohët e fundit ka pasur të rreshura të mëdha, çka ka mundur të jetë edhe arsyeja e rrëshqitjes së tokës. Ndërkohë janë marrë masa për sanimin e problemit. / ksNjë tren del nga binarët. Njëmbëdhjetë persona janë lënduar. Asnjë i humbur.

Treni i aksidentuar udhëtonte nga St. Moritz në drejtim të Chur. Ai ka rrëshqitur në shnjë segment ku ishte shembur dheu, çka ka bërë që të devijojë nga binarët. Tre vagonë kanë dalë nga binarët. Aksidenti ka ndodhur në Tiefencastel rreth orës 12.30.

Në tren ndodheshin 140 pasagjerë. Në vendngjarje kanë dalur forca të shumta të specializuara për shpëtim. Në aksion ishin angazhuar 180 persona. Pasagjerët, të cilët kishin ngelur pezull në aksident, janë nxjerrë nga vagoni i fundit. Automjete të postës i kanë transportuar udhëtarët deri në lokalitetin më të afërm – Tiefencastel, ku edhe janë trajtuar. Më pas me autobusë specialë ata janë transportuar në destinacione të tjera. Asnjë udhëtar nuk mungon.

Ende nuk dihen saktë shkaqet e aksidentit. Në regjionin ku ka ngjarë ai kohët e fundit ka pasur të rreshura të mëdha, çka ka mundur të jetë edhe arsyeja e rrëshqitjes së tokës. Ndërkohë janë marrë masa për sanimin e problemit. / ks