«AKP-ja, lavatriçe për pastrim të parave»

Arton Demahasaj nga organizata ÇOHU, i ftuar në emisionin «Puls» të KTV-së, ka akuzuar AKP për krim duke e quajtur «lavatriçe» për pastrim parash.

«AKP-ja është konsideruar si lavatriçe e pastrimit të parave. Gjatë procesit të privatizimit kanë ardhur para që nuk është ditur kah kanë ardhur», ka thënë Demhasaj.

Sipas tij, dikush duhet të jap përgjegjësi «për prishjen e imazhit» të ndonjë individi në rast se ai «arrestohet para mediave dhe del i pafajshëm».