AKK gjen shumë parregullsi për tenderin «Shërbimet e Transportit Ajror» [dokument]

Agjencia Kundër Korrupsion e Republikës së Kosovës, sot ka dhënë opinionin e saj lidhur me tenderin «Shërbimet e Transportit Ajror ri-vlerësim».




Në opinionin e saj AKK-ja kërkon nga autoriteti kontraktues, në këtë rast Agjencia Qendrore e Prokurimit që nëpërmes Drejtoratit për Prokurime të Centralizuara ka iniciuar procedurën e prokurimit «Shërbimet e Transportit Ajror ri-vlerësim», që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në tenderin e lartë përmendur, transmeton Koha.net.

AKK ka gjetur disa parregullsi dhe ndeshje me disa nene të Ligjit për Prokurimin Publik Nr.04/L-042 dhe cilësojnë se operatori ekonomik që është shpërblyer me kontratë është i papërgjegjshëm dhe ka ofruar tender të pazbatueshëm, pasi ka ofertuar me çmim të primit, jo-normalisht të ulët.