AKK dënon kërcënimin për sulm ndaj Mimoza Kusari Lilës

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me njoftimet për sulmet e mundshme ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila.




AKK kërkon nga organet e rendit që të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që të mbrohet autoriteti i të zgjedhurve lokal.

«Aktet e tilla të mundshme ndaj kryetares së komunës, e zgjedhur nga votëbesimi i shumicës së qytetarëve të komunës së Gjakovës është akt i ultë dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike. Në emër të gjitha komunave të Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës inkuarjon kryetaren e Komunës së Gjakovës në vazhdimin e angazhimeve të saja të përditshme në shërbim të qytetarëve të komunës, nga të cilët edhe mori besimin për udhëheqjen e komunës së tyre», thuhet në njoftim.