Akademi përkujtimore kushtuar Presidentit Rugova

[Best_Wordpress_Gallery id=“88″ gal_title=“rugova“]

Ibrahim Rugova u përkujtua në nëntë vjetorin e vdekjes së tij në disa vende në Zvicër. Njëri prej tyre ishte Soloturni. Morën pjesë një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh shqiptarë. Fjalën qendrore e pati Haki Latifi.

Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI

Soloturn, 24 janar 2015

Në akademinë përkujtimore me rastin e nëntë vjetorit të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova merrnin pjesë anëtarë të Kryesisë së Degës, kryetar dhe anëtarë të kryesive të nëndegëve, Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor të degës së LDK-së, veprimtarë dhe simpatizantë të LDK-së. Akademia u hap me Himnin Dardan, të ideuar nga vet Rugova. Në emër të organizatorit përshëndeti Zeqir Gjukaj, anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së, i cili edhe përshëndeti praninë e Agim Mehmetit, ish- zëvendës ministër i mbrojtjes dhe Shpend Shalës, sekretar i Degës së LDK-së në Gjermani.

Kreator institucional i Kosovës

Në referatin e paraqitur me këtë rast, kryetari i Degës së LDK-së për Zvicër, Haki Latifi, që në fillim përmendi se ndjen obligim moral e njerëzor, që në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, t’i falënderojë pjesëmarrësit në këtë akademi përkujtimore. Ai përkujtoi se duke e shënuar së bashku këtë përvjetor, nderojmë Presidentin Dr. Ibrahim Rugova si prijësin e popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe si kreator institucional të pavarësisë së Kosovës : «Përkujtimi për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, ka rikthyer dhembjen edhe njëherë nëntë vite më pas, duke shprehur respektin e madh për veprën e tij, për jetën e tij, përkushtimin e tij për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës – për të gjitha që bëri për Kosovën», potencoi Haki Latifi, duke shtuar se: «doktor Rugova ishte dijetar, studiues dhe letrar, i cili pos një shteti të pavarur, na la në trashëgimi një dije të themeltë mbështetur në një koncept demokratik properëndimor.

Realizues i ëndrrës së madhe

Më pastaj, Latifi, në fjalën e tij, potencoi se vdekja e hershme e Presidentit Rugova ishte goditje e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës; pikërisht atëherë, kur duhej vënë në zbatim praktikë projektin e tij ideor për pavarësinë e Kosovës: «Sot, në këtë hark kohor, që mund të duket i shkurtër, e kuptojmë më së miri sa shumë i mungon shtetit të Kosovës njeriu që jetoi në kohën e tij, por vazhdimisht e projektoi dhe e përjetësoi të ardhmen, sikur të ishte duke e jetuar shumë vite para të gjallëve të tjerë – njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë zë kudo në botë dhe duke mbledhur e kthyer me sy prej nesh shtetet dhe liderët më të fuqishëm të globit; njeriu që deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve – lirinë dhe pavarësinë e Kosovës…», vazhdoi më tej referuesi.

Zvicra shtëpia e dytë

Duke folur për bashkëpunimin që pati presidenti Rugova, nga pozita e liderit të LDK-së me degën e LDK-së në Zvicër, Haki Latifi përkujtoi se në raste të shumta, kur kryetari Rugova udhëtonte në Perëndim, kthente në Zvicër. Ishte një nder i veçantë për degën e LDK-së, kur presidenti Rugova, Zvicrën e karakterizonte si shtëpi të dytë, pas asaj në Prishtinë. Ndaj edhe në këto raste angazhohej për atë që komuniteti ynë në Zvicër, të bëhet një urë dhe faktor i rëndësishëm bashkëpunimi midis dy popujve dhe dy vendeve.

Në fund të fjalës së tij, Haki Latifi tha: «Liria, të cilën e gëzon sot Kosova i ka themelet në gjakun e derdhur brez pas brezi të shqiptarëve te Kosovës, përgjatë një shekulli dhe se shumë nga veprimtarët e figurave historike lidhen pikërisht me muajin janar, por edhe shuarja e jetës së tyre, qoftë në altarin e lirisë, vrasjeve politike apo vdekjeve të natyrshme. Madje e tërë kjo që nga përudha e Skënderbeut e këndej.

Me një fjalë u paraqitën Abas Fejzullahu, kryetar i Shoqatës së Intelektualeve shqiptar në Zvicër; Agim Mehmeti, ish zëvendës ministër i mbrojtjes dhe Shpend Shala, Sekretar i Degës së LDK-së në Gjerman. Pikat artistike të këtij programi i përmbushën veprimtari Palush Thaqi me një recital, një program dokumentar për jetën dhe veprën e presidentit Rugova, me përgatitje të Skender Berishës dhe një këngë e kënduar nga grupi artistik muzikor nga Theranda. Akademia u përmbyll me një telegram dërguar Familjes së Presidentit Rugova.[Best_Wordpress_Gallery id=“88″ gal_title=“rugova“]

Ibrahim Rugova u përkujtua në nëntë vjetorin e vdekjes së tij në disa vende në Zvicër. Njëri prej tyre ishte Soloturni. Morën pjesë një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh shqiptarë. Fjalën qendrore e pati Haki Latifi.

Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI

Soloturn, 24 janar 2015

Në akademinë përkujtimore me rastin e nëntë vjetorit të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova merrnin pjesë anëtarë të Kryesisë së Degës, kryetar dhe anëtarë të kryesive të nëndegëve, Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor të degës së LDK-së, veprimtarë dhe simpatizantë të LDK-së. Akademia u hap me Himnin Dardan, të ideuar nga vet Rugova. Në emër të organizatorit përshëndeti Zeqir Gjukaj, anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së, i cili edhe përshëndeti praninë e Agim Mehmetit, ish- zëvendës ministër i mbrojtjes dhe Shpend Shalës, sekretar i Degës së LDK-së në Gjermani.

Kreator institucional i Kosovës

Në referatin e paraqitur me këtë rast, kryetari i Degës së LDK-së për Zvicër, Haki Latifi, që në fillim përmendi se ndjen obligim moral e njerëzor, që në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, t’i falënderojë pjesëmarrësit në këtë akademi përkujtimore. Ai përkujtoi se duke e shënuar së bashku këtë përvjetor, nderojmë Presidentin Dr. Ibrahim Rugova si prijësin e popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe si kreator institucional të pavarësisë së Kosovës : «Përkujtimi për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, ka rikthyer dhembjen edhe njëherë nëntë vite më pas, duke shprehur respektin e madh për veprën e tij, për jetën e tij, përkushtimin e tij për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës – për të gjitha që bëri për Kosovën», potencoi Haki Latifi, duke shtuar se: «doktor Rugova ishte dijetar, studiues dhe letrar, i cili pos një shteti të pavarur, na la në trashëgimi një dije të themeltë mbështetur në një koncept demokratik properëndimor.

Realizues i ëndrrës së madhe

Më pastaj, Latifi, në fjalën e tij, potencoi se vdekja e hershme e Presidentit Rugova ishte goditje e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës; pikërisht atëherë, kur duhej vënë në zbatim praktikë projektin e tij ideor për pavarësinë e Kosovës: «Sot, në këtë hark kohor, që mund të duket i shkurtër, e kuptojmë më së miri sa shumë i mungon shtetit të Kosovës njeriu që jetoi në kohën e tij, por vazhdimisht e projektoi dhe e përjetësoi të ardhmen, sikur të ishte duke e jetuar shumë vite para të gjallëve të tjerë – njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë zë kudo në botë dhe duke mbledhur e kthyer me sy prej nesh shtetet dhe liderët më të fuqishëm të globit; njeriu që deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve – lirinë dhe pavarësinë e Kosovës…», vazhdoi më tej referuesi.

Zvicra shtëpia e dytë

Duke folur për bashkëpunimin që pati presidenti Rugova, nga pozita e liderit të LDK-së me degën e LDK-së në Zvicër, Haki Latifi përkujtoi se në raste të shumta, kur kryetari Rugova udhëtonte në Perëndim, kthente në Zvicër. Ishte një nder i veçantë për degën e LDK-së, kur presidenti Rugova, Zvicrën e karakterizonte si shtëpi të dytë, pas asaj në Prishtinë. Ndaj edhe në këto raste angazhohej për atë që komuniteti ynë në Zvicër, të bëhet një urë dhe faktor i rëndësishëm bashkëpunimi midis dy popujve dhe dy vendeve.

Në fund të fjalës së tij, Haki Latifi tha: «Liria, të cilën e gëzon sot Kosova i ka themelet në gjakun e derdhur brez pas brezi të shqiptarëve te Kosovës, përgjatë një shekulli dhe se shumë nga veprimtarët e figurave historike lidhen pikërisht me muajin janar, por edhe shuarja e jetës së tyre, qoftë në altarin e lirisë, vrasjeve politike apo vdekjeve të natyrshme. Madje e tërë kjo që nga përudha e Skënderbeut e këndej.

Me një fjalë u paraqitën Abas Fejzullahu, kryetar i Shoqatës së Intelektualeve shqiptar në Zvicër; Agim Mehmeti, ish zëvendës ministër i mbrojtjes dhe Shpend Shala, Sekretar i Degës së LDK-së në Gjerman. Pikat artistike të këtij programi i përmbushën veprimtari Palush Thaqi me një recital, një program dokumentar për jetën dhe veprën e presidentit Rugova, me përgatitje të Skender Berishës dhe një këngë e kënduar nga grupi artistik muzikor nga Theranda. Akademia u përmbyll me një telegram dërguar Familjes së Presidentit Rugova.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU