Ajri tashmë kundërmon erë dëbore

Foto: Shutterstock



Ajri tashmë kundërmon erë dëbore, flokë të gjatë
mban i dashuri im, ah dimri, dimri që prapa
dyerve na burgos mbërriti,
me çiftin e zagarëve vjen ai. Lule akulli
përhap nëpër dritare, qymyri digjet në vatër
dhe ti, bardhësia më e bukur e dëborës, mbështet kokën në prehrin tim
Kjo është saja e cila nuk ndalet më, bie dëborë
mes zemrës sonë, ajo përvëlohet
mbi grumbujt e hirit në oborr, i dashur, mëllenja çuçlon.

Përktheu: Arjana Kadiu