Ajo të pyeti

Foto: Shutterstock



Një vajzë të pyeti: Ç’është poezia?
Dhe ti doje ti thoshe: Ajo je ti, oh po, je ti.
Dhe kështu në çudi e frikë,
Gjë që provon mrekullinë,
Unë jam xheloz për pjekurinë e bukurisë tënde
Dhe ngaqë nuk mund të të puth e as të fle me ty
Dhe ngaqë s’kam asgjë dhe askush s’ka asgjë që të më japë,
Duhet të këndoj…

Por ti s’ia the këto, vetëm heshte
Dhe ajo s’e dëgjoi këngën.