Ajo mendon se është tridhjetë

Ogden Nash



Pa dëshirë, Miranda zgjohet,
Kur dielli i bie në fytyrë,
Bën një hap, nis i trazohet,
Sa sheh veten në pasqyrë.

Miranda që Miranda sheh,
Është e vjetër, me ndonjë rrudhë,
Njëzet e nëntë ishte dje,
Sot tridhjetat kanë marrë udhë…

Ajo ndrin si yll i larë në ar,
Si hëna në një natë të vonë,
Por trishtohet për një kalendar.
Miranda emrin ia thonë…

E ëmbla, budallaqja ime,
Vështro me kujdes në pasqyrë,
Koha sjell vitet me rrokullime,
Tek ti është ndalur, në fytyrë.

Pse? Koha nuk e di as vetë,
Ajo për ty nuk ka emër;
E ç’është një vit apo tridhjetë
Për një krijesë që quhet femër?

Tani, ti kujton se je tridhjetë,
Por dëgjomë, shih jashtë nga dera,
Dhe më thuaj një të vërtetë
Miranda, sa vjeç është Pranvera?