Ahmeti kundër shkarkimit të rektorit Zejnullahu

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti për mes Facebookut ka shfaqur frikën se të hënën e ardhshme mund të shkarkohet rektori Universitetit të Prishtinës «Hasan Prishtina».




«Lajmet thonë se Këshilli Drejtues i Universitetit voton pro kërkesës së Senatit: Të hënën mund të shkarkohet Rektori Zejnullahu», ka shkruar ai në facebook, transmeton Koha.net .

«Lufta me të keqen është e rëndë dhe e gjatë. Këtë mund ta bëjmë vetëm bashkë. Ky shkarkim nuk duhet të lejohet nga ne, qytetarët e këtij vendi», ka kërkuar Ahmeti.