Ahmeti fton kombëtaren në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar kombëtaren shqiptare në kryeqytetin kosovar pas kualifikimit historik në Euro 2016.




Ai ka thënë se «të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk patën mundësi të jenë në Tiranë duan ta falënderojnë kombëtaren nga sheshi ku i përcollën të gjitha ndeshjet»

«Po i dërgojmë edhe ftesë publike», ka shkruar ai në Facebook duke shtuar që të shpërndahet gjithandej dëshira për ta pas kombëtaren në Prishtinë.