Ah mjaltë e ëmbla verë!

Kohë vere nuk do të thotë për të gjithë kohë pushimi. Shumë biznese në muajt e verës janë në vlugun e punës. Sikur puna e Aeroportit të Cyrihut. Sidomos vendet e fluturimit në drejtim të Ballkanit janë rezervuar më herët, prandaj biletat për një udhëtim spontan janë aq të shtrenjta.

Nga Ariana DRAGUSHA

Aeroporti i Cyrihut gjatë verës shndërrohet në një koshere bletësh. Pasagjerët gëlojnë përreth si bletët, te dorëzimi i valixheve nga nektari i mbledhur i luleve bëhet mjaltë, dhe në formë të një avioni gjigand niset në fluturim. Ato bletët më të zellshme qëndrojnë vazhdimisht pas sporteleve, sillen vërdallë dhe i orientojnë bletëzat udhëtare ta gjejnë kosheren e saktë, ose u ndihmojnë bletëve më të vjetra ta gjejnë rrugën.

Në muajt e verës, aeroporti eksporton katër deri pesë avionë të mbushur me bletë shqiptare për në Ballkan, sidomos në drejtim të Prishtinës dhe të Shkupit. Fituesit nga ky eksport masiv është natyrisht aeroporti, por edhe agjencitë turistike shqiptare.

L1040600-1 (verschoben) KopieTë gjithë i kanë sportelet e tyre në aeroport dhe këshillojnë, rezervojnë e u shesin bileta të uriturve për në pushime. Kështu edhe Nakil Jusufi, nga agjencia turistike «Rinori Travel». «Deri më tani jemi të kënaqur me sezonin, megjithëse shihet një rënie e lehtë e numrit të pasagjerëve», njofton Jusufi. Kësaj i bashkëngjiten edhe «Malësia Reisen», «Kosova Airlines» dhe «Kosova Reisen». Tërheqjen e udhëtarëve Jusufi e shpjegon në dy mënyra. Në njërën anë çmimet në sezon rriten ashtu-ashtu. Shumë familjeve nuk u del të udhëtojnë me avionë për në pushime. Në anën tjetër, është keqpërdorur fort besimi i udhëtarëve nëpërmjet mashtrimit me bileta. Një agjenci turistike, e panjohur deri më tani, ka shitur bileta për një çmim qesharak nëpërmjet SMS-ëve. Bileta për një fluturim që nuk ka ekzistuar! «Udhëtarët e kanë humbur besimin te ne. Na vënë në një shkallë me mashtruesit», ndien keqardhje Jusufi. Edhe agjencitë e tjera vuajnë nga e njëjta sindromë. Sidomos Aeroporti i Bazelit është pllakosur nga këta mashtrues biletash. Në Cyrih ka kontroll më të rreptë në dhënien e biletave, shton Jusufi. Një kurth i tillë është si një tavolinë grerëzash.

«Ne jemi me fat që nuk na kanë ikur klientët tanë të rregullt», përmend Jusufi i lehtësuar. Klientela e rregullt është shtylla e tyre kryesore. «Biznesi ynë tani shkon, para së gjithash, nga propaganda gojë më gojë. Klientët tanë u flasin të afërmve dhe të njohurve për përvojat e tyre të mira me ne», shpjegon ai. Për të ardhmen, ai dëshiron më pak tavolina grerëzash dhe shumë mjaltë për biznesin e tij.

Shumë njerëz nuk udhëtojnë me avionë. Disa kanë nevojë për një veturë gjatë pushimeve, të tjerë nuk mund ta financojnë atë. Disa kanë kënaqësi në udhëtimin e gjatë për pushime, të tjerë nuk mund të nguliten kaq gjatë në veturë. Sepse, jo të gjitha bletët i josh e njëjta lule.

Arbiesa Hyseni KopieArbiesa Hyseni, nga Cyrihu, këtë vit do ta kalojë vetëm një javë në vendlindje. Ajo rrëfen për gjithë ato dasma në të cilat është e ftuar. Arbiesa është e lumtur që do ta takojë gjithë familjen e gjerë, edhe pse nganjëherë këto punë mund të bëhen stresuese. Ajo përpiqet që çdo herë të çlodhet sa më shumë që të mundet.

Bashkim Bulliqi KopieBashkim Mulliqi, gjithashtu nga Cyrihu, si zakonisht, në Kosovë do t’i kalojë tri javë. Ai do të udhëtojë me veturë, sepse në pushim ka shumë nevojë për të. Sikur edhe shumë shqiptarë të tjerë, Bulliqi festën e Bajramit do ta kalojë me familjen. Ajo është arsyeja e vetme përse ai për çdo vit e merr këtë rrugë të gjatë. Sivjet ai planifikon edhe një qëndrim dhjetëditor në bregdetin shqiptar.

Nexhmi Dragusha KopieEdhe Nexhmi Dragusha kështu e ka. Ai do të udhëtojë me veturë për dy javë në Prishtinë. Dragusha është i lumtur që do ta shohë familjen e gjerë dhe për faktin që do të flasë vetëm shqip. Si pengesa të mundshme, ai i sheh kalimet e ndryshme kufitare, kur në vlugun e pushimeve shkaktohen pritje të gjata. Për pushime të mirëfillta në plazh, koha është e shkurtër, por ndoshta i mbushet mendja për një ekskursion të shkurtër në bregdet.

Qëndrim Shtufi KopieKrejt ndryshe e ka planifikuar Qëndrim Shtufi: Ai këtë vit do ta bëjë një ekskursion ballkanik me shokët e tij. Ata do t’i vizitojnë Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë. Qëndrimi do të jetë udhëheqësi i këtyre pushimeve. Ai është i lumtur për këtë ndryshim. Përndryshe, pushimet në Kosovë janë gjithnjë të njëjtat.