Ah hapësir‘ e pishave

Foto: Shutterstock



Ah, hapësir‘ e pishave, e shushurim‘ e valëve që thyhen,
lojë e lehtë dritash, kambanë e vetmuar,
muzgu po bie në sytë e tu, o kukull,
guaskë tokësore, në ty toka këndon!

Në ty lumenjtë këndojn‘ e shpirti im në ta rrjedh
Se ti dëshiron dhe e dërgon ku ti do.
shënoma udhën time në tëndin hark të shpresës
E n’dalldi ta flak kukurën e shigjetave të mia.

Rreth meje po shoh brezin tënd të mjegullës
E heshtja jote gjuan orët e mia sfilitëse,
dhe ishe ti me krahë guri të tejpashëm
ku puthjet e mia ankorohen e ankthi im i ligësht bën fole.

Ah zëri yt misterioz që dashurinë e rrjep dh’e ep
në mbrëmjen kumbuese që jep shpirt!
Kështu nën orët e vona mbi fusha kam parë
Të epen kallinjtë në gojën e erës.

Përktheu: Maksim Rakipaj