Agjencia kundër Korrupsionit gjen shkelje në projektin e Komunës së Podujevës për kolektorin

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka konstatuar se Komuna e Podujevës, kur ka shpallur tenderin «Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza përgjatë lumit Dumnica», e për të cilin ka paraparë aktivitet prokurimi me procedurë të hapur, gjatë përpilimit të dosjes së tenderit nuk ka dhënë vëmendjen e duhur, ku edhe janë bërë disa shkelje që bien ndesh me legjislacionin për Prokurim Publik.




Sipas AKK-së, veprimet e Autoritetit Kontraktues bien nder me UA-02/2014, si dhe Nenin 7 Barazia në Trajnim/Jo-Diskriminimi; Nenin 27 Dosja e Tenderit dhe Nenin 71 të Ligjit të Prokurimit, transmeton koha.net.

podujeva1podujeva2podujeva