Afërdita dhe Blerina – Një ditë në jetën time si emigrante




Nga Rehana DOKO

Ne u takuam dhe u njohëm krejt rastësisht. Ende më e madhe rastësia është që nuk e kemi edhe të njëjtin emër; kjo do kishte qenë e tepërt. T’i marrim gjërat me radhë. Unë quhem Afërdita Tahiri, vij nga Kosova, kam tri motra e një vëlla dhe jetoj me familjen time në Rheinfelden, Gjermani. Kurse unë quhem Blerina Krasniq, vij nga Kosova, kam një motër e dy vëllezër dhe jetoj me familjen time në Lörrach, Gjermani.

Që të dyja dritën e kësaj bote e kemi parë për të parën herë më 29 janar 1996, kurse njëra-tjetrën më 2014. Prindërit tanë flitnin vazhdimisht për vajzën e një shoku të mirë, e cila falë suksesit në shkollë do të shkonte në universitet. Me dëshirën e tyre erdhi deri aty sa një ditë u takuam, rrufitëm bashkë një kafe dhe konstatuam shumë shpejt që dy shpirtra të rinj e gjetën përfundimisht njëri-tjetrin. Sikur e kanë hak dy shoqe të mira, ne nisemi bashkë në mëngjes për në Universitetin e Bazelit, ku studiojmë për ekonomi.

Më së shpeshti takohemi në stacionin e Badit, e përshëndetim njëra-tjetrën me tri puthje në faqe, rrugës e lexojmë shpejt atë më kryesoren për ligjëratën e parë dhe bisedojmë muhabete komike dhe serioze. Ekonominë e kemi zgjedhur, sepse na intereson të dyjave dhe sepse ajo njëkohësisht premton shanse të mira për punësim.

Universiteti ka shumë studentë të ekonomisë, prandaj edhe auditorët janë të stërmbushur. E bukura e kësaj është se mund të qëllosh ulur pranë dikujt dhe të bisedosh. Në këtë mënyrë jemi munduar që në semestrin e parë të njohim njerëz të rinj. Edhe pse ne të dyja na gjen gjithmonë bashkë, shokët e rinj janë gjithmonë një pasuri. Kështu kemi mundur të gjendemi në një përditshmëri tjetër – me ligjërata, përgatitje mësimore dhe hulumtim të sferave të reja të jetës. Gjatë ligjëratave i mbajmë shënim gjërat më të rëndësishme dhe e ndjekim me vëmendje docentin a docenten, po nganjëherë ndodh që edhe të flasim për gjëra kot dhe pastaj mundohemi ta gjejmë fillin përsëri.

Një nga dallimet nga shkolla në universitet është përfundimisht mësimi i pavarur. Nuk i intereson askujt nëse ti ke mësuar apo jo, nëse nuk e tregon veten në provim, duhet ta shohësh këtë si një përvojë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur ta kapërcesh. Rrugës për në shtëpi bisedojmë shpesh për atë se të mësosh për në universitet, nga njëra anë është e thjeshtë, sepse për nga koha mund ta organizosh vetë; në anën tjetër mu kjo liri dhe pavarësi disave u bëhet kurth.

Organizimi është alfa dhe omega. Shpeshherë kur jemi duke mësuar bashkë në bibliotekë, ndonjëherë të dyja, nganjëherë me studentë të tjerë, jemi të lumtura që e kemi njëra-tjetrën për t’u motivuar. Në sezonin kur kanë kaluar provimet, ia lejojmë vetes një pasdite të këndshme në Bazel, pimë me kënaqësi diçka të ngrohtë në ndonjë kafe sharmante aty dhe e shijojmë një kohë bashkë, para se ta marrim trenin për në Gjermani. Nganjëherë na duhet të qeshim kur kujtojmë se si në javët e para të studimeve dëshironim t’i kursenim lekët e tramvajit dhe rrugën nga stacioni i trenit deri te universiteti e bënim këmbë. Për dy franga në ditë që kursenim humbnim një orë kohë duke ecur. Prapëseprapë, rrugën dhe kohën e kaluar bashkë, sikur momentet që kemi qeshur, nuk mund të vlerësohen me kohë a para.

Fakti që në fillim të studimeve në Universitetin e Bazelit shkelëm në një botë tjetër dhe nuk njihnim askënd, përveç njëra-tjetrës, na ka afruar më shumë. Ende jemi në fillimin e studimeve të ekonomisë dhe nuk kemi ndonjë siguri se si do të shkojnë gjërat, por shpresojmë të kalojmë edhe shumë momente bashkë. Fundja, jeta studentore është bërë edhe për atë që, përkrah gjithë stresit të mësimit, të kujtohemi që kemi pasur edhe një kohë të çmendur, gazmore dhe të paharruar.Nga Rehana DOKO

Ne u takuam dhe u njohëm krejt rastësisht. Ende më e madhe rastësia është që nuk e kemi edhe të njëjtin emër; kjo do kishte qenë e tepërt. T’i marrim gjërat me radhë. Unë quhem Afërdita Tahiri, vij nga Kosova, kam tri motra e një vëlla dhe jetoj me familjen time në Rheinfelden, Gjermani. Kurse unë quhem Blerina Krasniq, vij nga Kosova, kam një motër e dy vëllezër dhe jetoj me familjen time në Lörrach, Gjermani.

Që të dyja dritën e kësaj bote e kemi parë për të parën herë më 29 janar 1996, kurse njëra-tjetrën më 2014. Prindërit tanë flitnin vazhdimisht për vajzën e një shoku të mirë, e cila falë suksesit në shkollë do të shkonte në universitet. Me dëshirën e tyre erdhi deri aty sa një ditë u takuam, rrufitëm bashkë një kafe dhe konstatuam shumë shpejt që dy shpirtra të rinj e gjetën përfundimisht njëri-tjetrin. Sikur e kanë hak dy shoqe të mira, ne nisemi bashkë në mëngjes për në Universitetin e Bazelit, ku studiojmë për ekonomi.

Më së shpeshti takohemi në stacionin e Badit, e përshëndetim njëra-tjetrën me tri puthje në faqe, rrugës e lexojmë shpejt atë më kryesoren për ligjëratën e parë dhe bisedojmë muhabete komike dhe serioze. Ekonominë e kemi zgjedhur, sepse na intereson të dyjave dhe sepse ajo njëkohësisht premton shanse të mira për punësim.

Universiteti ka shumë studentë të ekonomisë, prandaj edhe auditorët janë të stërmbushur. E bukura e kësaj është se mund të qëllosh ulur pranë dikujt dhe të bisedosh. Në këtë mënyrë jemi munduar që në semestrin e parë të njohim njerëz të rinj. Edhe pse ne të dyja na gjen gjithmonë bashkë, shokët e rinj janë gjithmonë një pasuri. Kështu kemi mundur të gjendemi në një përditshmëri tjetër – me ligjërata, përgatitje mësimore dhe hulumtim të sferave të reja të jetës. Gjatë ligjëratave i mbajmë shënim gjërat më të rëndësishme dhe e ndjekim me vëmendje docentin a docenten, po nganjëherë ndodh që edhe të flasim për gjëra kot dhe pastaj mundohemi ta gjejmë fillin përsëri.

Një nga dallimet nga shkolla në universitet është përfundimisht mësimi i pavarur. Nuk i intereson askujt nëse ti ke mësuar apo jo, nëse nuk e tregon veten në provim, duhet ta shohësh këtë si një përvojë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur ta kapërcesh. Rrugës për në shtëpi bisedojmë shpesh për atë se të mësosh për në universitet, nga njëra anë është e thjeshtë, sepse për nga koha mund ta organizosh vetë; në anën tjetër mu kjo liri dhe pavarësi disave u bëhet kurth.

Organizimi është alfa dhe omega. Shpeshherë kur jemi duke mësuar bashkë në bibliotekë, ndonjëherë të dyja, nganjëherë me studentë të tjerë, jemi të lumtura që e kemi njëra-tjetrën për t’u motivuar. Në sezonin kur kanë kaluar provimet, ia lejojmë vetes një pasdite të këndshme në Bazel, pimë me kënaqësi diçka të ngrohtë në ndonjë kafe sharmante aty dhe e shijojmë një kohë bashkë, para se ta marrim trenin për në Gjermani. Nganjëherë na duhet të qeshim kur kujtojmë se si në javët e para të studimeve dëshironim t’i kursenim lekët e tramvajit dhe rrugën nga stacioni i trenit deri te universiteti e bënim këmbë. Për dy franga në ditë që kursenim humbnim një orë kohë duke ecur. Prapëseprapë, rrugën dhe kohën e kaluar bashkë, sikur momentet që kemi qeshur, nuk mund të vlerësohen me kohë a para.

Fakti që në fillim të studimeve në Universitetin e Bazelit shkelëm në një botë tjetër dhe nuk njihnim askënd, përveç njëra-tjetrës, na ka afruar më shumë. Ende jemi në fillimin e studimeve të ekonomisë dhe nuk kemi ndonjë siguri se si do të shkojnë gjërat, por shpresojmë të kalojmë edhe shumë momente bashkë. Fundja, jeta studentore është bërë edhe për atë që, përkrah gjithë stresit të mësimit, të kujtohemi që kemi pasur edhe një kohë të çmendur, gazmore dhe të paharruar.