Aeroporti nuk mban përgjegjësi për anulimin e fluturimeve më 2009

Ish-drejtori i aeroportit ndërkombëtar «Adem Jashari», Agron Mustafa, gjatë dëshmisë të dhënë të hënën në gjykimin kundër djalit të kryeministrit, Isa Mustafa, dhe gjashtë personave të tjerë, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim, ka thënë se Aeroporti nuk mban kurrfarë përgjegjësie për anulimin e fluturimeve në vitin 2009.




Sipas tij, përgjegjësia mbetet te kompanitë e fluturimit dhe dikasteri qeveritar, asokohe Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, shkruan sot «Koha Ditore».

Besnik Mustafa, djali i kryeministrit, dhe gjashtë persona të tjerë – Ismail Berisha, Nexhat Bala, Sibush Haziri, Hamzi Rrahimi, Seladin Ujkani dhe Shefqet Qerkini – po përballen me drejtësinë lidhur me ngjarjen e anulimit të fluturimeve të më shumë se 1.600 udhëtarëve në vitin 2009, të cilët kishin mbetur në Aeroportin e Prishtinës.