Aeroporti i Cyrihut më 2016 kishte rreth 30 milionë pasagjerë

Aeroporti i Cyrihut rritet në të gjitha dimenzionet e mundshme të zhvillimit. Mediat zvicerane i referohen Agjencisë Zvicerane të Lajmeve.

Moment nga Aeroporti i Zürichut. Foto: Shutterstock



Më 2016 Aeroporti i Cyrihut ka regjistruar 27,7 milionë pasagjerë. Kjo i bie më shumë se kurrë më parë, ose 5 për qind më tepër se më 2015. Numri i fluturimeve ishte rritur për 1,5 për qind, transmetojnë mediat zvicerane duke iu referuar agjencisë së tyre të lajmeve, «sda».

Shumicën e tyre e përbënin pasagjerë, të cilët udhëtimin e tyre e kishin filluar në Aeroportin e Cyrihut. Numri i këtyre të ashtuquajturve pasagjerë lokalë në krahasim me një vit më parë u rrit për 6,5 për qind dhe shkoi në 20 milionë. Gjithashtu u rrit edhe numri i pasagjerëve që kalojnë nga një avion në tjetrin, edhe atë për 2,3 për qind, shprehur në shifra absolute, numri i tyre shkonte në 7,6 milionë.

Nga rreth 270’000 lëvizje fluturuese, 54,5 për qind më 2016 i përbënin fluturimet e Swiss International Airlines. Pastaj vinin Air Berlin me 6,5 për qind, Edelweiss Air me 4,2 për qind, Eurowings me 3 për qind dhe British Airways me 2,6 për qind.

Sipas Aeroportit të Cyrihut, është rritur numri i psagjerëve për udhëtim. Më 2016, nga mesatarisht 113,7 ai ka shkuar në 117,2. Është rritur edhe oferta mesatare e uljes, kështu që ngarkesa e aeroplanëve ka rënë për 1,3 për qind në 75,8 pikë-përqindje.

Në Aeroportin e Cyrihut u rrit edhe vëllimi i mallrave të transportuar për 5,3 për qind në mbi 430’000 tonë. Në aeroportin më të madh zviceran janë rritur gjithashtu edhe prurjet e pasagjerëve në raport me një vit më parë, edhe atë për 10,5 për qind, duke shkuar në 2,1 milion. ks