Ademi: Tekstet shkollore në Maqedoni nxisin urrejtje ndëretnike

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, që po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka thënës se tekstet shkollore kanë përmbajtje kontroverse e kontestuese, dhe që mund të nxisin urrejtje ndëretnike.

«Unë disa herë e kam theksuar se plotësisht pajtohem që në disa nga tekstet shkollore ka përmbajtje kontestuese, ka përmbajtje kontroverse dhe ka përmbajtje që ndoshta nxitin urrejtjen ndëretnike», ka thënë Ademi, në konferencën për media që ka mbajtur bashkë me homologun e tij kosovar, Arsim Bajrami, pas takimit të përbashkët që kanë pasur në Prishtinë.

«Kjo nuk është mirë sepse nxënësit do të duhej të mësonin nga tekstet shkollore dhe të përgatiten për të ardhëm që të mos mbjellin urrejtje», tha Ademi, më pas.

Ministri Ademi ka folur edhe për mundësinë e ndërtimit të Universitetit shqip në Shkup, me qëllim që të krijohen hapësira të mjaftueshme për të gjithë studentët shqiptarë.