Absolventët e shkollave të larta në Zvicër – të lakmuar dhe të lumtur

Absolventët e shkollave të larta janë të kërkuar në tregun e punës. Zakonisht ata gjejnë një punë që iu bën kënaqësi dhe me një rrogë të mirë. Ndonëse kjo ndryshon nga regjioni në regjion.

ETH Zürich. Foto: photogearch / Shutterstock.com



Absolventët e shkollave të larta në Zvicër ofrojnë njohje në teori dhe përvojë praktike. «FH Schweiz», Unioni i Shkollava të Larta në Zvicër autorizon çdo dy vite nga një studim mbi pagat dhe situatën e punës së absolventëve të shkollave të larta. Në studimin e sivjemë kanë marrë pjesë mbi 10’000 absolventë, raporton Tgaes Anzeiger.

Mbi 60 për qind e të intervistuarve ishin nën 40 vjeç. Shumica e tyre vijnë nga fusha e ekonomisë dhe shërbimeve. Mbi 45 përqind e këtyre ekonomistëve, infomaticienëve, komunikologëve, bankierëve, kontabilistëve etj. punojnë në ndërmarrje të mëdha. 65 për qind kanë një funksion si kuadër. Në numra absolut, 450 veta deklarojnë se veprojnë si kuadër i lartë. Këta të fundit për vitin 2015 llogarisin me një rrogë vjetore prej 156’000 frangave bruto. Ato ndryshojnë varësisht nga sektori: në industri dhe prodhim absolventët e shkollave të larta fitojnë nga 105’800 franga në vit, në administratën publike – 112’000 franga, në sektorin e financave dhe sigurimeve – 110’000, në sektorin e informatikës – 108’000 franga në vitit. Fjala është për 2015-tën, mesatarisht dhe bruto.

Rreth 50 për qind e absolventëve nga fusha e ekonomisë dhe shërbimeve kanë një diplomë baçelor, te 10 për qind e tyre – një master ekzekutiv. Kjo reflekton edhe në rroga. Ata me baçelor llogarisin me një rrogë prej 91’000 frangave në vit, kurse mesatarja e rrogës së absolventëve me master sillet te 104’000 franga. Kush punon në sektorin e financave, është ndërmjet 30 e 40 vjeç dhe përveç përvojës së punës ka edhe një master ekzekutiv fiton rreth 122’000 franga në vit. Një absolvent i shkollës së lartë me master në fushën e mjekësisë ka një fitim prej 104’500 frangave në vit. Analog fiton një në fushën e punës sociale 116’700 franga në vit.

2’000 veta nga të intervistuarit vijnë nga fusha e teknologjisë dhe informatikës. 47 për qind e tyre punojnë në një ndërmarrje të vogël a të mesme. Mesatarja e rrogës së tyre sillet te 109’000 franga në vit. Mirëpo, kjo varet nga regjioni. Në Zvicrën lindore rroga e këtyre inxhinierëve sillet te 108’300 franga, homologët e tyre në Zvicrën qëndrore fitojnë 118’500 franga. Më së paku ata paguhen në rajonet Gjenevë dhe Tesinë, me nga 100’000 përkatësisht 71’500 franga në vit. Një absolvent i psikologjisë ngë Zvicrën veri-perëndimore fiton 99’500 franga në vit, në Zvicrën lindore – 106’500 franga. Një absolvent i ekonomisë në Zvicrën qëndrore e ka rrogën 118’800 franga, i njëjti në Tesinë merr mesatarisht 95’000 franga bruto në vit. ks