Abrashi përuron shkollë në Partesh e qendër të mjeksisë në Kllokot

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Adnan Abrashi mori pjesë në përurimin e dy objekteve në komunat Partesh dhe Kllokot me ç'rast u përurua objekti i renovuar i një shkolle fillore, respetivisht i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare.




Të dy objektet u përuruan në kuadër të projektit «Beautiful Kosovo II», i financuar nga fonde të përbashkëta të MPMS dhe Bashkimit Evropian dhe zbatuar nga IOM, transmeton Koha.net.

Ky projekt ka gjeneruar një numër të madh vendesh pune për qytetarë të regjistruar në zyrat e punësimit, punëkërkues që janë pjesë e skemës sociale.

Sipas komunikatës së dërguar nga ministria thuhet sekëto punë publike kanë për synim largimin e punëkërkuesve nga skema e asistencës sociale dhe përmes punësimit në këto projekte të bëhet aftësimi i tyre për treg të punës.