Abrashi në Leposaviq

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh zëdhënës i Qeverisë së Kosovës sot ka vizituar Komunën e Leposaviqit.




Ministri ka thënë se atje ka takuar kryetarin e Komunës, me të cilin thotë të ketë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.

«Mes tjerash, bazuar në praktikat më të mira Europiane, nënshkruam memorandumin, përmes së cilit transferuam Qendrën për Punë Sociale dhe buxhetin, në kompetencë të Komunës», ka thënë Abrashi.

Kjo është hera e parë që një ministër shqiptar në Qeverinë e Kosovës vizion këtë komunë të veriut e banuar me serbë.