Abrashi në Gjermani për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e punës atje

Me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fushën e punës dhe mirëqenies, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi po qëndron në vizitë pune dy ditore në Gjermani.

Me këtë rast, Abrashi takoi Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Jörg Asmussen, me të cilin diskutuan format dhe mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në aftësimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale, që do të çonin në përgatitjen e një fuqie punëtore të shkathët, kualifikuar dhe produktive në Kosovë.

Ministri po ashtu vizitoi Organizatën Federale Artizanale si dhe Odën Komerciale dhe Industriale të Berlinit, me të cilat u diskutua dhe dakordua që të fillohet me bashkëpunim përmes trajnimit të trajnerëve, fillimit të programit të shkëmbimit të praktikantëve, ofrimit të qasjes në asistencë financiare dhe substanciale për programe në fushën e aftësimit.