Abdixhiku: Më shumë se RTK-ja, të Kosovës janë 10 milionët që shpenzohen për të

Drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku, thotë se më shumë se sa RTK-ja që është e Kosovës, të Kosovës dhe të qytetarëve të saj janë ato 10 milionë eurot që shteti shpenzon për këtë institucion.




Ai, në një postim të tij në Facebook ka thënë se këto para do të mund të shpërndaheshin shumë herë më mirë, në zhvillim, punë e mirëqenie.

Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:

Përderisa lexoni këtë rresht, plot 5 euro nga taksat tuaja do të përfundojnē në RTK. Lexojeni edhe një herë. U bënë 10.

Vazhduat s’vazhduat së lexuari ju, deri në fund të ditës do të bëhen 27 mijë. Po. Plot 27 mijë euro në ditë i japim për televizionin publik nga buxheti publik; çdo ditë – për ditë. 10 milionë në vit.

Dhe ende ka zëra që mendojnë se duhet vazhduar një financimi i tillë. Për interes të Kosovës na thonë; është e Kosovës na thonë. A jeni mirë kështu?! Të Kosovës, qoftë për qofshin, janë ato 10 milionë euro – të dhëna për çdo vjet – që mund të shpërndahen shumë herë më mirë; në zhvillim, punë e mirëqenie.