AAK thotë se aktivistët e saj po keqtrajtohen në stacionin policor

Policia e Kosovës ka përdorur dhunë ndaj aktivistëve të AAK-së edhe brenda në stacion të policisë, thotë kumtesa nga kjo parit.




Në mesin e të rrahurve keq është edhe Armend Loshaj, i lindur me 1996, i cili është arrestuar pa qenë i përfshirë në akte të dhunshme dhe është rrahur, brenda stacionit policor, gjë që është shkelje e rëndë e detyrave të policisë dhe drejtave të njeriut. Keqtrajtimin e tij fizik e ka konfirmuar edhe avokati i tij, transmeton Koha.net.

Drejtori i policisë dhe Ministri duhet që urgjentisht të japin sqarime për dhunën që policia po e përdorë brenda objekteve të saj.