AAK: Policia e Kosovës duhet të jetë lider në rajon

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në 16 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, uron të gjithë pjesëtaret e saj dhe shpreh gatishmërinë e plotë në mbështetjen e saj drejt profesionalizimit dhe zhvillimit.

“Policia e Kosovës është njëra prej shtyllave më të rëndësishme të shtetit, prandaj qasja ndaj saj e institucioneve qendrore të Kosovës, duhet të fokusohet në përmirësimin e kushteve të punës për policinë”, thuhet në urimin e AAK-së.

“Vizioni ynë është që Policia e Kosovës të bëhet lider në rajon, sidomos në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe shërbimin ndaj qytetarëve, dhe ky vizion kërkon ndërmarrjen e veprimeve reformuese, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, mbështetjen më të madhe financiare dhe në pajisje teknike, si dhe miratimin e pakos sociale për zyrtarët policorë”, theksohet më tej në urim.

Në këtë ditë, AAK ka kujtuar me nderim të thellë policët e rënë në detyrë, “dhe shprehim nevojën e mbështetjes së familjeve të tyre si dhe mbështetjen e policëve të lënduar në detyrë”.

“Sfidat e sigurisë në nivelin global e rajonal, shtrojnë domosdonë e forcimit dhe profesonalizimit të Policisë së Kosovës, duke e shndërruar atë në një garant të fortë të ruajtjes së rendit dhe të qetësisë publike”, thuhet në komunikatën e AAK-së, me rastin e përvjetorit të Policisë së Kosovës.