AAK: Përdorimi i policisë nga Mustafa mund të çojë vendin në trazira të dhunshme

Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar për arrestimin e Albin Kurtit duke thënë se «ky është mesazh i tmerrshëm për demokracinë në vend».




AAK vlerëson se situata politike nuk qetësohet duke arrestuar politikanë opozitarë dhe kjo, sipas partisë së Ramush Haradinajt, «ndodhë vetëm në sistemet totalitare, në çfarë po rrëshqet edhe qeveria e Isa Mustafës.

«AAK, kërkon lirimin e menjëhershëm të Albin Kurtit dhe kërkon që të nxirren para drejtësisë urdhërdhënësit e këtij arrestimi spektakular. Po ashtu i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit Mustafa, që të heqë dorë nga përdorimi i policisë për agjenda ditore partiake, të reflektojë dhe të mos bëjë gabime që mund ta çojnë vendin në trazira të dhunshme. Ai duhet të reflektojë dhe t’i korrigjojë gabimet e veta e jo të provojë spektakle të shtetit policor. Albin Kurti është deputet i zgjedhur dhe ai duhet ta zhvillojë i lirë aktivitetin e tij politik», thuhet në reagimin e AAK-së.