AAK paralajmëron protesta, por jo të dhunshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar protesta, por ka thënë se ato nuk do të jenë të dhunshme.

«Është folur për mundësinë e protestave dhe ne besojmë se kurrë s’ka pasur më shumë arsye se sa sot që të protestohet. Kosova po shënon regres në të gjitha fushat, dhe kjo kryesisht si pasojë e keqqeverisjes», thuhet në njoftimin e AAK-së.

«Ne do të protestojmë sa herë që e vlerësojmë të nevojshme, siç po bëjmë gjithë këto ditë, por jemi kundër kujtdo qoftë, që në emër të kësaj, ta kallë Kosovën», citohet të ketë thënë Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së.